Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Rama sfidon DASH, sulmon sërish Prestige

Lapsi.al 22 March 2023
Rama sfidon DASH, sulmon sërish Prestige

Pa kaluar as dy ditë nga publikimi i raportit negativ të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë për vitin 2022, ku një nga pikat e përmendura ishte shembja e Prestige Resort në Golem, qeveria shqiptare ndërmerr një akt tjetër ndaj kësaj kompanie.

Prestige Resort u konfiskua sot pa asnjë vendim gjykate dhe për më tepër në një ditë pushimi zyrtar.

Në raportin për 2022, Departamenti i Shtetit nuk la shumë vend për interpretim mbi motivet e shembjes së Prestige në Golem. Shembja e Prestige lidhej pazgjidhshmërisht me pronarin e këtij resorti, që është gjithashtu një nga pronarët më të mëdhenj të mediave në Shqipëri, kritike ndaj qeverisë vitin e fundit.

“Më 4 dhjetor, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit prishi një hotel duke përmendur shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit. Në datën 1 dhjetor, kompania e ndërtimit të resortit kishte depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Durrësit, duke kërkuar një vendim në pritje të shqyrtimit ligjor të urdhrit të prishjes së IKMT. Gjykata nuk caktoi menjëherë gjyqtarin dhe IKMT vazhdoi me shembjen. Pronari i hotelit, i cili gjithashtu zotëron disa media dhe biznese të tjera, pretendoi se hoteli i tij u shkatërrua për të mbytur kritikat dhe mospajtimet. Qeveria pohoi se veproi në përputhje me ligjet në fuqi dhe se kjo prishje ishte pjesë e një fushate më të gjerë për të çrrënjosur ndërtimet e paligjshme në vend”, thuhet në raport.

“Vazhdon shqetësimi se kritikat e hapura ndaj qeverisë mund të kenë pasoja negative,” thuhet haptas në raport.

Lexo më tej: Radiografia e Departamentit të Shtetit/ Pikat më të forta 

Por për qeverinë shqiptare, që duket se nuk i hyn më gjemb në këmbë sa i përket mënyrës si shfrytëzon pushtetin brenda kufijve të vendit, ky raport i DASH nuk e stepi në përpjekjet e saj për të goditur Hysenbelliu Group. Përkundrazi, siç e theksuam më sipër, nisi IKMT-në të konfiskojë me dhunë dhe pa vendim gjykate Prestige-in në Tiranë.

“Nëse po thoni që na jepni kohë për të liruar godinën, duhet të na kishit njoftuar zyrtarisht më përpara dhe jo të vinit në një ditë pushimi zyrtar. Për sot nuk keni sjellë njoftim zyrtar”, tha avokati i “Hysenbelliu Group”.

Edhe vetë pronari i Hysenbelliu Group, Irfan Hysenbelliu, pati disa fjalë për të thënë për sulmet ndaj bizneseve të tij.

Në deklaratën e gjatë me akuza ndaj Edi Ramës, Hysenbelliu dha një detaj interesant.

"Le të dalë një gazetar dhe të thotë nuk e marr rrogën 100% në bankë. Ai donte që unë ta shisja News 24 siç u shit ABC." - u shpreh pronari i Prestige. ABC Neës ka një ndryshim të linjës editoriale pas ndryshimit të pronarit. Dikur një media që bënte opozitë, sot ABC News qëndron më pranë se kurrë me pushtetin.

Lexo më tej: Ndryshimet në media/ Pse Juli Krisafi shkel syrin e majtë 

Duke e quajtur Ramën një njëri të sëmurë, Hysenbelliu zbuloi edhe disa takime të kohëve të fundit mes tyre. Axhitimi i Ramës ishte kryefjalë e reagimit të tij. Motivimin pas këtij acarimi të kryeministrit nuk e sqaron me detaje.

"Ndjehem shumë i qetë sepse nga një njeri i sëmurë çfarë nuk pret. Kohë më parë janë botuar kartela psiqike të tij, nuk doja të hyja në detaje. Raportet e mia me kryeministrin thonë se kemi pasur marrëdhënie të mira. Ne kemi pasur debate. Kjo sepse ai tjetër gjë ka brenda vetes, tjetër gjë reflekton.

Ai është i zi në shpirt. Kohë më para, bashkë me shefin e IKMT që kishte Bashkia, çonte Policinë, sidomos kur shkoja jashtë shtetit me familjen dhe i mbante me ditë të tëra aty. Kur shkova në SHBA i vuri tritolin se acarohet me veten. Këto ditë kam qenë në një nga hotelet më të rëndësishme në Athinë dhe ai ishte me familjen atje. Aty shkëmbeheshim si ata të nëndetëses 105. Edhe kur dilte në korridor e humbiste, pse e shqetëson aq shumë atë njeri. 

Unë nuk kam qenë nga ata botues që të bëj nga ato presione që ai do. Po them vetëm për një ministër të jashtëm, ai më thoshtë bëj një presion, ma çoi me SMS. Si mundet një ministri të Jashtëm ti bëja presion, kur ai kishte vizion dhe respekt. Po iu them vetëm 0.01% të Edi Ramës. Unë mbaja ekuilibër se jam biznesmen se kam 2000 e ca veta të punësuar dhe duhet të paguhen. " - u shpreh Irfan Hysenbelliu.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI