Flash

Prej dy muajsh punonte në montimin e serrave, shoku e gjeti në tualet. Si vdiq spanjolli në Divjakë

Lapsi.al 22 March 2023
Prej dy muajsh punonte në montimin e serrave, shoku e gjeti në tualet.

Një shtetas spanjoll u gjet i pajetë në dhomën e një hoteli fshatin Karavasta të Divjakës. 47-vjeçari Francisko Servija prej rreth dy muajsh punonte në këtë zonë për montimin e serrave diellore së bashku me shokun e tij, Osvaldo Velasco.

Ka qenë shoku i dhomës, kolegu i tij Osvaldo Velasco 41 vjeç që e ka gjetur në tualetin e dhomës që ndanin të dy.

Velasco ka dhënë alarmin duke kërkuar ambulancën, ndërsa 47-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që i ka shkaktuar vetes.

Trupi i të ndjerit është dërguar në morgun e mjekësisë ligjore në Tiranë, ndërsa kolegu i tij po pyetet nga grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen.

Nga burime mësohet se kohët e fundit, 47 vjeçari Francisko Cervilla ka shfaqur shenja depresioni për shkak të problemeve me familjen që e kishte ne Spanjë. Dy spanjollët ishin kontraktuar nga kompania që po ndërton serrën me teknologjinë spanjolle.

Të këshilluara

Shehaj: Sulmi mbi Prestige, sulm mbi median

Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se sulmi i tij ndaj pronarit të News24 është një goditje kundër medias. ‘Fakti që Edi Rama i ...

16:41

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI