Flash

Nis Muaji i Ramazanit/ Kryetari i KMSH: Agjërim të lehtë, u pranofshin lutjet tuaja

Lapsi.al 22 March 2023
Nis Muaji i Ramazanit/ Kryetari i KMSH: Agjërim të lehtë, u

Nesër nis muaji i Ramazanit. Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka uruar besimtarët. Ai uron që të jetë muaji i faljes, begatisë dhe mirëkuptimit me njëri-tjetrin. Spahiu fton gjithashtu besimtarët që të jenë më solidarë me familjet në nevojë dhe t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mira.

“Të dashur qytetarë motra dhe vëllezër. Nesër është dita e parë e muajit të bekuar të muajit të Ramazanit. Me këtë rast, ju përcjell urimet më të sinqerta që ky ramazan të jetë muaji i faljes, i begatisë, i mirëkuptimit të ndërsjellë me njëri-tjetrin, muaji i ngritjes morale dhe shpirtërore për përballimin me sukses të çdo vështirësie që kemi.

Gjatë Ramazanit ju ftojmë që të jeni më solidar me familjet në nevojë, t’i shtrojmë dorën njëri-tjetrit në punë të mira. Të nderuar besimtarë, çdo gjë gjatë këtij muaji ka vlerë shumëfish prandaj njerëzit, përmes sakrificave të shumanshme personale synojnë të lartësohen shpirtërisht dhe të afrohen më shumë me Zotin.

Gjithashtu ky muaj është i veprave të bamirësisë që impaktojnë të gjithë anët e shoqërisë. Të lëmë anash mospajtimet, mëritë dhe egoizmin dhe të synojmë që të arrijmë vetëm kënaqësinë e Zotit me harmoninë me njerëzit. Uroj që ky të jetë muaji i faljes për ne. Më lejoni t’ju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi dhe prosperitet për ju dhe familjet tuaja.”, tha Spahiu.

Të këshilluara

Zjarr në një magazinë në Korçë

Zjarr në afërsi të një magazine në fshatin Nevicisht. Sipas policisë, persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një sasie mbetje solare dhe bitumi, e cila n...

18:58

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI