Flash

E bujshme, identifikohet tifozi i Lazios me fanellën "Hitlerson": është gjerman

Lapsi.al 22 March 2023
E bujshme, identifikohet tifozi i Lazios me fanellën "Hitlerson":
Tifozi i cili u përjetësua në tribunat e stadiumit Olimpico të dielën e kaluar gjatë derbit me fanellën “Hitlerson” është identifikuar nga policia. Ashtu siç ka bërë të ditur Repubblica, bëhet fjalë për një djalë gjerman që simpatizon skuadrën e Lazios. Djaloshi që mbante në shpinë numrin 88, referencë e qartë për përshëndetjen naziste Hail Hitler, u zbulua falë shikimit të pamjeve video të kamerave të impiantit sportiv. Tifozi u identifikua së bashku me dy persona të tjerë dhe tashmë pozicioni i tyre po hetohet nga hetuesit. Sipas asaj që mësohet, gjermani kishte hyrë në stadium pa fanellën, të cilën më pas e kishte veshur vetëm pasi kishte nisur ndeshja.

REAGIMI I KOMUNITETIT HEBRE

Edhe komuniteti hebre i kryeqytetit italian denoncoi eksesin e panumërt antisemit nga ana e disa tifozëve të Lazio: "Një sektor i tërë që këndonte këngë antisemite. Një 'tifoz' në tribuna me fanellën Hitlerson dhe numrin 88. E ne, si gjithmonë, jemi të vetmit që jemi të indinjuar dhe protestojmë - kishte thënë presidentja, Ruth Dureghello përmes rrjeteve sociale. Postimi i saj u shoqërua me një imazh të tifozit gjerman të Lazios me fanellën në fjalë -. A ka mundësi që të gjithë të vazhdojnë të bëjnë sikur s'ka ndodhur asgjë?". Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale lënë pak vend për interpretim. Nga Curva Nord është dëgjuar qartë kori "shko në sinagogë dhe lutu, unë do të të bëj gjithmonë të ikësh". Tekst që është kënduar edhe në rrethana të tjera. Fanella Hitlerson ("djali i Hitlerit") me numrin 88 (referenca në shkronjën e tetë të alfabetit, d.m.th. H, dhe për rrjedhojë përshëndetjen naziste "Hail Hitler) plotëson një pamje të zymtë, edhe pse fatkeqësisht jo më tronditëse.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI