Flash

Berisha: Alibeaj mbahet peng me krimet e vëllait të tij

Lapsi.al 21 March 2023
Berisha: Alibeaj mbahet peng me krimet e vëllait të tij

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn se janë në lidhje krimi me kreun e qeverisë, Edi Ramën pas zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike.

Nga Selenica, Berisha deklaroi se Rama i mbajti peng Lulzim Bashën me dosjen e parave, ndërsa Alibeajn me krimet e vëllait.

"Zhvillimet e fundit treguan se ata të cilëve që ne u dhamë besimin, nuk merituan kurrë besimin tonë, ata shkelmuan mbi besimin tonë. Janë në lidhje krimi me Edi Ramën. Janë lidhjet më të tmerrshme të njeriut. Unë ju garantoj ju, se ata nuk shijuan dot kurrë prej tyre.

Afera McGonigal tregoi qartë se çfarë tmerri ka Edi Rama ndaj opozitës. Çfarë dallimi ka Rama nga babai i tij që firmoste varjen e Havzi Nelës? Edi Rama, ndaj kundërshtarëve ka po armiqësi sa ai. Ndaj kontrakton vrasës me pagesë. Kryezbuluesin e SHBA-së. Merr peng Lulzim Bravën, me dosjen e larjes së parave. Merr peng Enkelejd Alibashën me krimet e vëllait dhe të vetes së tij. Ne jemi këtu, për të qëndruar deri në fund. Krimi nuk do na mposhtë ne, ne do mposhtim Edi Ramën." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI