Flash

Vrasja e hidraulikut nga Delvina në Athinë, arrestohet një nga 7 personat e shpallur në kërkim

Lapsi.al 20 March 2023
Vrasja e hidraulikut nga Delvina në Athinë, arrestohet një nga 7

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia greke si një nga autorët e vrasjes së 39-vjeçarit Pëllumb Islami në një lokal në Athinë. Ai ishte pjesë e grupit kriminal ‘L’, të cilët qëlluan me breshëri plumbash para lokalit dhe më pas u larguan me një ‘Jeep’ të zi. Në kërkim janë edhe 6 anëtarë të grupit mafioz, njëri prej të cilëve dyshohet se është arratisur për në Shqipëri.

Banda “e ashpër” përbëhet nga të paktën tetë anëtarë, me origjinë shqiptare, me të kaluar kriminale që kontrollojnë një klub të njohur në Sepolia. Nuk dihet identiteti i shqiptarit të arrestuar.

Kujtojmë se hidrauliku shqiptar Pëllumb Islami nga Delvina u vra në Athinë pas plumbave të shkrehur nga anëtarët e grupit famëkeqe të quajtur ‘Team L’, që kontrollojnë prostitucionin dhe trafikun e drogës në kryeqytetin grek.

Sipas mediave greke Erlis Salaj është kreu i bandës së shqiptarëve të ‘Team L’. Pëllumb Islami 39 vjeç ishte duke parë ndeshjen në një lokal në Athinë, kur e kapën plumbat e shkrehur mes 7 shqiptarëve që u përfshinë në një debat ende pa u ulur në tavolinë dhe më pas kanë dalë jashtë dhe kanë shkrehur armët.

Pas plagosjes së shqiptarit që punonte si hidraulik në Greqi, grupi prej 7 personash është zhdukur sikurse shihet në këtë video të publikuar nga mediat fqinje. Oficerët e policisë që u ndodhën në vendngjarje gjetën 6 gëzhoja një makinë ‘Jeep’ të tipit amerikan që ndoshta i përkiste njërit prej anëtareve të grupit shqiptar.

Të këshilluara

Mitsotakis pret Ramën në Athinë

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë dy ditore në Athinë, ku çeli edhe ekspozitën e tij personale. Kreu i qeverisë takoi kryeministrin grek, Kyriakos Mi...

20:25

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI