Flash

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet i riu kosovar në portin e Durrësit

Lapsi.al 20 March 2023
Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, arrestohet i riu kosovar

Një 32-vjeçar kosovar u arrestua pasi tentoi të kalonte kufirin me një leje qëndrimi false. Po ashtu, procedohet penalisht edhe një 26-vjeçar, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Si rezultat, janë konstatuar 2 raste në këtë fushë, për të cilat:

-është arrestuar në flagrancë shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi ka tentuar të dalë nga vendi ynë, me një leje qëndrimi në shtetin francez, të dyshuar të falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI