Flash

Negociatat Kurti-Vuçiç në Ohër, ish ministri Bushati: Plani evropian të ishte më i detajuar

Lapsi.al 20 March 2023
Negociatat Kurti-Vuçiç në Ohër, ish ministri Bushati:

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ishte më i detajuar dhe me afate konkrete.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Bushati u shpreh se pas takimit në Bruksel, pritej që në Ohër të kishte një dokument të nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas Bushatit, tanimë Bashkimi Evropian, në këtë proces nuk është vetëm në rolin e ndërmjetësuesit, por është përfshirë si palë e tretë.

“Natyrisht, takimi i Ohrit vjen pas takimit të Brukselit ku pritshmëritë ishin për të pasur një dokument mbi zbatimin e marrëveshjes, që nuk u firmos, por ra dakord në takimin e Brukselit. Në këtë kontekst, dua të veçoj që qoftë dokumenti i Brukselit apo i Ohrit, janë dy dokumente pa firmat e palëve pjesëmarrëse. Më duhet të them gjithashtu që, plani i zbatimit është disi i vakët, pritej që të ishte më e detajuar, me afate konkrete dhe me masa konkrete. Element interesant është fakti që BE, me këtë proces ka kaluar në një rol të trefishtë. Jemi mësuar ta shohim në pozicionin e ndërmjetësuesit mes Serbisë dhe Kosovës”, theksoi ai.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI