Flash

Luis Alberto pa frena me akuzët e tij: “Romanistët provokatorë. Kur të ikën truri duhet ta qepësh”

Lapsi.al 20 March 2023
Luis Alberto pa frena me akuzët e tij: “Romanistët
Luis Alberto shkatërron Romën në pas ndeshjen e derbit kryeqytetas. Mesfushori spanjoll u paraqit para mikrofonave të DAZN dhe sulmoi ashpër rivalët e tij. Lazio fitoi një derbi të tensionuar, i ndezur nga përjashtimi i Ibanez në mesin e pjesës së parë. Situata vazhdoi me të njëjtin ton deri edhe brenda tunelit dhe dhomave të zhveshjes në fund të ndeshjes. Në total pati tre përjashtime: përveç Ibanez, edhe Cristante e Marusic u ndëshkuan për sherrin në fund të takimit. Atyre u duhen shtuar edhe dy të tjera në pankinë, një në secilën anë. Për të sqaruar se çfarë ndodhi pas fishkëllimës së trefishtë, Luis Alberto ka folur për mikrofonat e DAZN: “Çfarë ndodhi në tunel? Problemi është se kur ke folur para një ndeshje dhe më pas humbet, duhet ta qepësh. Ata folën shumë përpara dhe i iku truri. Nuk luajtën një derbi, erdhën vetëm për të folur dhe provokuar”. Aspak i lumtur, lojtari spanjoll shtoi: “Tani dolën, atyre u pëlqen shumë spektakli që bënë në pankinë dhe e vazhduan deri tani. A jam i qetë? Tani po mendoj vetëm të shkoj të darkoj me familjen time dhe të pi një gotë verë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI