Flash

Kosovë, vdes në mënyrë të mistershme gruaja nga Shqipëria. Ishte e martuar me një burrë serb

Lapsi.al 20 March 2023
Kosovë, vdes në mënyrë të mistershme gruaja nga

Një grua nga Shqipëria, e martuar me një pjesëtar të komunitetit serb në fshatin Hoqë të Madhe të Rahovecit, ka vdekur në mënyrë misterioze ditën e shtunë. Mediat e Kosovës raportojnë sot se ngjarja ka ndodhur në spitalin e Gjakovës.

Fillimisht, sipas mediave të Kosovës, është raportuar se vdekja e 51 vjeçares ka ardhur si pasojë e dhunës fizike që dyshohet se kanë ushtruar bashkëshorti dhe vjehrra ndaj shqiptares.

Por, versioni i policisë ka dhënë një tjetër version.

Nga stacioni policor në Gjakovë, të hënën, gazetës online Reporteri.net i kanë thënë se tek viktima, shtetase e Shqipërisë, nuk ka pasur shenja të dhunë fizike. Kjo sipas tyre është konstatuar nga raportimi mjekësor. Sipas policisë, mjekët kanë vërejtur vetëm pasoja të dhunës psikike nga ana e bashkëshortit të viktimës.

“Në kohën kur ka humbur jetë në spital, e njëjta ka qenë duke u trajtuar për sëmundje të tjera e jo si pasojë e dhunës fizike nga ana e bashkëshortit. Viktima nuk dyshohet se ka pasur dhunë fizike, pasi sipas raportit mjekësor nuk janë vërejtur shenja të dhunës fizike, por vetëm dhunë psikike nga ana e bashkëshortit,”- tha Sheremet Elezaj për gazetën.

Vetë policia në raportin 24-orësh të datës 16 mars 2023 raportonte se më 15 mars 2023 rreth orës 08:50 viktima kishte denoncuar burrin dhe vjehrrin e saj për dhunë.

“Viktima është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt,”- njoftonte policia.

“Në lidhje me rastin, më 18.03.2023 gjersa ishte në trajtim mjekësorë si pasoj e disa problemeve shëndetësore ka ndërruar jetë viktima femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi,”- shtohej në njoftim.

Të këshilluara

Mitsotakis pret Ramën në Athinë

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë dy ditore në Athinë, ku çeli edhe ekspozitën e tij personale. Kreu i qeverisë takoi kryeministrin grek, Kyriakos Mi...

20:25

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI