Flash

Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës/ Balla: PS nuk është zyrë avokatie, përgjegjësitë personale

Lapsi.al 20 March 2023
Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës/ Balla: PS nuk është

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur para gazetarëve në lidhje me arrestimin e kreut të bashkisë së Bulqizës. Ai u pyet pas mbledhjes se Kryesisë. Balla tha PS-ja nuk është zyrë avokatie për askënd. Po ashtu, deputeti shtoi se në politikë përgjegjegjësite janë personale.

"Nuk ka asnjë koment nga ana jonë. PS nuk është zyrë avokatie për askënd.Përgjegjësinë përballë ligjit e ka secili prej tyre. Po është e vërtetë që qoftë kryebashkiaku i Bulqizës apo ai i bashksë Lushnje dy vite më parë janë arrestuar nga SPAK për problemet e tyre me drejtësinë e në të dy rastet PS ka mbajtur qendrimin e saj.

Në SHBA, FBI shkon në shtëpinë e Presidentit Joe Biden, unë nuk di ti thotë dikush PD amerikane a mbani ju përgjegjësi pse FBI bastis banesn e presidentit. Do ju kërkoja të kuptoni qartë që në politikë përgjegjësitë janë personale.", tha Balla.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI