Flash

Video/ Guindo fut në telashe Josën: nuk fitonte në shtëpi prej 4 javësh, Laçi likuidon 2-0 Vllazninë

Lapsi.al 19 March 2023
Video/ Guindo fut në telashe Josën: nuk fitonte në shtëpi

Pas katër humbjesh radhazi në shtëpi, Laçi kthehet të buzëqeshë në stadiumin e tij, duke thyer 2-0 Vllazninë. Në javën e 26 të Superiores, bardhezinjtë i largohen fundit të renditjes falë dygolëshit të Guindo. Goli i tretë në dy ndeshjet e fundit për sulmuesin, që i jep shpresë Mezanit. Telashe për Josën, që nuk arrin ti afrohet Tiranës, duke e komplikuar rrugën drejt titullit.

Pikërisht Laçi, në krizë rezultatesh, i ka dhënë goditjen e rëndë pretendimeve të Vllaznisë për titullin kampion. Skuadra kurbinase ka mundur 2-0 shkodranët dhe i ka lënë ata 7 pikë larg kreut. Frymëmarrje për Mezanin, që i është larguar zonës së rënies, por ende jo rrezikut. Shkodranët kërkonin të përfitonin nga ndalesa e Tiranës në Ballsh, por kanë zhgënjyer në lojën e tyre ndaj kurbinasve. Laçi gjeti motivimin të bënte kthesën me një dygolësh të Guindo.

[video width="952" height="524" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/guindo.mp4"][/video]

Sulmuesi i hapi rrugën suksesit kurbinas pas gjysëm ore lojë. Një kundërsulm i shpejtë i finalizuar me klas përballë Zogovic. Në anën tjetër kuqeblutë rrallëherë shqetësuan portierin Selmani. Megjithatë, portieti i kthyer në janar në Lac u tregua i vëmendshëm në çdo rast para portës së tij. Guindo, pastaj, shënoi edhe golin e dytë në minutën e 41', duke e cuar skuadrën e Mezanit në avantazhin e dy golave në dhomat e zhveshjes.

Në të dytën, Mezani i orientoi të tijtë drejt administrimit, ndërsa Josa nuk e ndryshoi dot fikjen e Vllaznisë, edhe me zëvendësime. Kaina e Juric nuk është se frikësuan bardhezinjtë, që më tepër u kujdesën në konkluzionet standarde të Jonuzit e Balajt. Ata ishin të vetmit që impenjuan Selmanin, por pa ndaluar Laçin të merrte tre pikë shumë të rëndësishme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI