Flash

Droga Shqipëri-Greqi, rekrutohen të pastrehë. Mediet greke reportazh për trafikun e drogës

Lapsi.al 19 March 2023
Droga Shqipëri-Greqi, rekrutohen të pastrehë. Mediet greke

Pas operacioni të fundit nga policia greke ku u sekuestruan 67 kg marijuanë në afërsi të kufirit greko-shqiptar, media greke news 24/7 i ka kushtuar një artikull rrjetit të trafikantëve të drogës nga shqipëria drejt greqisë. Nga hetimet ka rezultuar se në këtë rrjet, rekrutoheshin edhe të pastrehë dhe në vështirësi ekonomike nga Greqia.

Trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt shtetit grek vijon të jetë një femomen shqetësues. Mediat greke i kanë kushtuar një reportazh të zgjeruar rrjetit të trafikantëve të drogës, të cilët përdorin shtetas të pastrehë për të transportuar lëndën narkotike nga kufiri greko-shqiptar drejt Athinës.

Në një artikull të news 24/7 në Greqi, sillet dhe dëshmia e një banori 51 vjeccar grek të pastrehë, të cilit I është ofruar të punojë me bandat e drogës.

Në artikull evidentohet fakti se nuk janë të pakta rastet kur policia greke ka sekuetrsrar sasi të mëdha lëndësh narkotike dhe shuma të konsiderueshme parash. Më 11 mars, efektivët e policisë së Igumenicës arrestuan një person i cili po transportonte një sasi prej rreth 67 kg kanabis me makinë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 45 pako. Mjeti ishte nisur nga Athina deri në kufi me Shqipërinë ku ngarkoi drogën. Pronari i mjetit një shtetas grek, u arrestua nga policia pasi shkoi për të denoncuar mjetin si të vjedhur.

Ai akuzohet si organizator i transportit. Në banesën e tij u sekuestruan 29.6 gram marijuanë. Vlera e drogës selë sekuestruar përllogaritet në rreth 167 mijë e 450 euro. Prej fillimit te vitit, policia greke ka evidentuar dhe kapur 6 raste te trafikut te droges nga Saranda ne Igumenice dhe ka sekuestruar 343 kg 244 gram marijuane me vlere totale nese do shitej ne Greqi mbi 858 mije euro.

Kjo nuk është hera e parë raporton histori të till, ku rrjeti që transporton marijuanën nga kufiri greko-shqiptar për në Athinë që e konisderojnë zona e kuqe, ku rekrutohen të pastrehë dhe njerëz në vështirësi ekonomike.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI