Flash

Dalin EXIT POLL/ Kush po i fiton zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi

Lapsi.al 19 March 2023
Dalin EXIT POLL/ Kush po i fiton zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi

Një orë pas mbylljes së qendrave të votimit kanë dalë exit poll-et e para të zgjedhjeve presicenciale të zgjedhjeve në Malin e Zi të mbajtura këtë të diel.

Sipas rezultateve paraprake të “Qendrës për Tranzicion Demokratik” bazuar në 74,4% të fletëve të përpunuara prej tyre, Presidenti aktual, Milo Gjukanoviç ka fituar 36,8% të votave. Pas tij renditet Jakov Milatoviç që ka fituar 27,4% dhe i treti vjen Andrija Mandiç me 19%.

Vijesti raporton se sipas këtyre të dhënave në vendin e katërt është Aleksa Beçiç me 11.3%. Lista mbyllet me Draginja Vuksanoviç Stankoviç që ka 3.2%, Goran Daniloviç me 1.5% dhe Jovan Raduloviç 0.7%.

Pjesëmarrja llogaritet diku te 60% e votuesve. Në garë ne zgjedhjet presidenciale ishin gjithsej 7 kandidatë. Fituesi duhet të marrë 1 votë më shumë se gjysma. Në të kundërt do të ketë balotazh pas 2 javësh mes 2 kandidatëve më të votuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI