Flash

Nis në orën 10:00/ Zbardhet axhenda e takimit Vuçiç-Kurti në Ohër

Lapsi.al 18 March 2023
Nis në orën 10:00/ Zbardhet axhenda e takimit

Zyra e Shtypit e BE njoftoi dje se të shtunën më 18 mars, Përfaqësuesi i Lartë/Zv.presidenti Josep Borrell do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti e konfirmuan pjesëmarrjen e tyre. Dialogu në Ohër do të fillojë në mëngjes në ora 10:00 me ardhjen e secilit pjesëmarrës.

Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, fillimisht do të zhvillojë takime të veçanta dypalëshe me liderët njërin pas tjetrës, duke filluar nga ora 10:30, e më pas do të ketë një takim të përbashkët trepalësh.

Takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit Zbatues të Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë. Koha e saktë do të përcaktohet gjatë pasdites. Deklarata për shtyp e Përfaqësuesit të Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt në Evropë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI