Flash

Hetimet/ I riu shqiptar që humbi jetën në aksident ishte pa rrip sigurimi

Lapsi.al 18 March 2023
Hetimet/ I riu shqiptar që humbi jetën në aksident ishte pa rrip

Pak ditë më parë në Patra, Greqi humbi jetën në një aksident rrugor 25-vjeçari shqiptar Denis Gjura. I riu, kampion atletike ishte duke udhëtuar me makinë kur humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarëset. Hetuesit kanë zbuluar se në momentin e aksidentit 25-vjeçari nuk ka qenë i lidhur me rripin e sigurimit. Ndërkohë që pas aksidentit gomat e makinës që drejtohej nga 25-vjeçari Denis rezultuan në gjendje të mirë.

Ndarja e parakohshme nga jeta e Denisit ka tronditur familjen e tij, miqtë, kolegët dhe zyrtarët e sportit. Të gjithë ata që e njihnin veçojnë te Denisi moralin, modestinë dhe punën e palodhur që e karakterizonte.

Denisi u detyrua të largohej herët nga kampionati i atletikës, në moshën 23-vjeçare, për të punuar për të mbajtur financiarisht veten dhe familjen.

Denis Gjura kishte fituar gjashtë medalje në kampionatin Panhelen. Bronzi në të rinjtë 10,000 m dhe argjendi në të rinjtë 5,000 m në 2016. Ari në të rinjtë 10,000 m, argjendi në të rinjtë 5,000 m dhe bronzi në 10,000 m për të rinjtë në 2017. I riu shqiptar do të varroset ditën e nesërme në Shqipëri.

Të këshilluara

Fundjava rikthen motin e qëndrueshëm

Fundjava do të ndikohet nga kushte atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë reliev...

08:36

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI