Flash

Celibashi lë Berishën jashtë koalicionit "Bashkë Fitojmë"

Lapsi.al 18 March 2023
Celibashi lë Berishën jashtë koalicionit "Bashkë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, vendosi sot të regjistrojë koalicionin “Bashkë Fitojmë”, duke përjashtuar nga ky koalicion PD-në e Sali Berishës. Vendimi u morr nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i cili tha se regjistrohet koalicioni “Bashkë Fitojmë” por me parti pjesëmarrëse PL, PDK dhe PBDNJ.

Indrit Sefa, si përfaqësues i përhershëm i PD në KQZ, kërkoi nga komisioneri Celibashi të rrëzohej kërkesa për regjistrimin e këtij koalicioni, me argumentin se PD, e grupimit të Alibeajt, nuk ka bërë kërkesë për asnjë bashkëpunim në koalicion.

Ndërkohë përfaqësuesi ligjor në KQZ i PD së Berishës tha se Sefa nuk kishte legjitimitetin për të bërë kërkesa.

"Jemi para të njëjtës situatë sikurse ishte ajo e zgjedhjeve të 6 marsit. Ajo që thotë përfaqësuesi i PD (Indrit Sefa) që PD nuk është pjesë e asnjë koalicioni, mungon vullneti i PD për të qenë pjesë e një koalicioni. Nuk shoh shkak për të marrë vendim të pjesshëm apo të ndërmjetëm për të bërë plotësim dokumentacioni. Në analizë të të gjitha cfarë përmenda, do regjistrojmë koalicionin Bashkë Fitojmë por me parti pjesëmarrëse PL, PDK dhe PBDNJ. Me shkronjë nistore të këtij koalicioni BF. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë", deklaroi Celibashi.

Të këshilluara

Fundjava rikthen motin e qëndrueshëm

Fundjava do të ndikohet nga kushte atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë reliev...

08:36

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI