Flash

Berat, shpërthen në flakë gjatë ecjes një makinë

Lapsi.al 17 March 2023
Berat, shpërthen në flakë gjatë ecjes një makinë

Një mjet është përfshirë nga flakët duke qarkulluar në aksin mes Urës së Goricës dhe Urës së Varur në Berat. Mjeti tip Volswagen Polo, me targa AA 031 FO, mësohet se është përfshirë papritur nga flakët e zjarrit, duke krijuar frikë dhe panik në qendër të qytetit.

Në momentin që mjeti u përfshi nga flakët në këtë aks kanë qenë duke qarkulluar shumë mjete të tjera, të cilat kanë ndaluar dhe kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit.

Forca të shumta zjarrfikësish kanë mbërritur në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të tyre është bërë e mundur nxjerrja pa lëndime nga mjeti e drejtuesit të tij, që ishte i vetëm në makinë në momentin e zjarrit.

Disa minuta më vonë janë lokalizuar flakët dhe është shuar zjarri, ndërkohë që qarkullimi në këtë zonë është paralizuar deri në shuarjen e plotë të flakëve të zjarrit në mjet. Burime nga Reparti i Shpëtimit nga Zjarri Berat pohojnë se po punohet për zbulimin e shkaqeve të zjarrit të papritur në mjetin tip Volswagen, që paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për shkak të një defekti elektrik.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI