Flash

Pamje të rënda nga Athina, polici i mësyn me vinç protestuesve (VIDEO)

Lapsi.al 16 March 2023
Pamje të rënda nga Athina, polici i mësyn me vinç

Greqia nuk gjen qetësi nga protestat pas aksidentit tragjik me dy trenat, ku humbën jetë 57 persona. Edhe sot në Athinë dhe në qytete të tjera të vendit mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugë e sheshe. Por ajo që bën më shumë përshtypje sot është reagimi i dhunshëm i forcave të policisë greke.

Reagime edhe karshi protestuesve krejt paqësorë. Ndërkohë pamje të pabesueshme u regjistruan në rrugën "Akadimias" në qendër të Athinës, pas përfundimit të protestes. Siç shihet në video, një punonjës policie duke drejtuar vinçin e ELAS-it për pak ka shtypur protestuesit në rrugën Akadimias.

Në fakt, ai ka rënë qëllimisht mbi një grup personash që po lëviznin një kosh plehrash. Në një tjetër video shihet se si një punonjës policie godet në fytyrë një grua. Pamjet po bëjnë xhiron në mediat greke dhe në rrjetet sociale.

[video width="320" height="322" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/7hk5_fW-VVJZ2lGY.mp4"][/video]

[video width="456" height="270" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/pNgVHPjs9hUDjFjW.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI