Flash

Meta: Me Berishën mund të ndahem prapë vetëm për 2 arsye

Lapsi.al 16 March 2023
Meta: Me Berishën mund të ndahem prapë vetëm për 2

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbuluar dy arsyet të cilat sipas tij do e bënin të dështonte bashkëpunimi me Sali Berishën. Gjatë takimit me kandidatët për Këshillin Bashkiak të forcës politike që drejton, Meta u shpreh se arsyeja e parë është bashkëpunimi me kryeministrin Rama, ndërsa shtoi se nuk mund të prishet për çështje kandidatësh apo pozicionesh, por vetëm për interesin kombëtar dhe Kushtetutën.

Arsyeja e dytë e Metës është nëse Berisha do të tërhiqet nga firma e tij për referendumin, që sipas nuk tij do ndodhë pasi Berisha “i shkon deri në fund marrëveshjeve dhe fjalës së dhënë”.

“Ka fjalë do prishet Berisha me Metën. Nuk jam prishur kurrë me njeri për gjëra të tilla si kandidatë apo ministri e pozicione. Për kushtetutën prishem unë. Për interesin kombëtar jam prishur. Për gjëra të tilla nuk prishem.

Me Berishën prishem për dy gjëra, po bashkëpunoi me Edi Ramën, jo me PS-në, po me Ramën që ka mendjen të blejë e të korruptojë njerëz. Edhe nëse tërhiqet nga firma për referendumin, që ai nuk e bën se i qëndron marrëveshjeve dhe fjalës deri në fund”, - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

"Babalja", Apeli cakton gjyqtaren tjetër

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka informuar se është caktuar anëtarja e re e trupit gjykues për gjyqin për Ervin Salianjin dhe Jetmir Olldash...

16:32

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI