Flash

“I kërkoi të dashurit të ndërronin vagon”, rrëfimi tronditës i shqiptares që humbi motrën në aksidentin tragjik në Larisa

Lapsi.al 16 March 2023
“I kërkoi të dashurit të ndërronin vagon”,

Motra e Klaudias Lata e cila vdiq natën e 28 shkurtit në Tempe është tronditur. Xheni Lata e cila është në gjendje të keqe psikologjike pas vdekjes së motrës ka folur për Alpha duke kërkuar drejtësi për Klaudian, pasi në këtë mënyrë do t’i qetësohet shpirti.

“Motra ime nuk kishte ardhur në Athinë por në Patra. Ne ishim bashkë për tre ditë në karnavale. Ne rezervuam biletat e autobusit dhe donim të rezervonim kthimin, por nuk mund t’i gjenim. Kështu përfunduam në tren. Kohët e fundit, motra ime kishte provime dhe nuk erdhi në Larisa, por as në Patra për të më parë. Ajo donte të ishte vetëm në shtëpi sepse kishte studimet”, tha Xheni Lata.

“Kur ishte në tren folëm në telefon dhe më tha që ishte në Paleofarsalo dhe se u vonuan. E dija saktësisht se ku ishte ulur. Dhe nëna ime pati një video telefonatë me motrën time. Nuk kishte sinjal të mirë. Ajo ishte ulur në mensë me të dashurin e saj”, shtoi ajo.

“Në momentin e fundit sikur ndjeu diçka dhe i tha të dashurit të gjente një vend në makinat e pasme se treni ishte plot. Kishin orë të gjata në mensë dhe ai ndihej i lodhur. I dashuri i saj u largua dhe ajo qëndroi atje. I dashuri i saj bëri 10 hapa dhe aty ndodhi përplasja”, ka shtuar Jenny Lata.

“Patjetër që ishte krim, këto gjëra nuk ndodhin. Sa më shumë trishtim të ndiejmë, aq më shumë zemërim kemi. Ne duam që çështja të mos harrohet”, përfundoi ajo.

Të këshilluara

"Babalja", Apeli cakton gjyqtaren tjetër

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka informuar se është caktuar anëtarja e re e trupit gjykues për gjyqin për Ervin Salianjin dhe Jetmir Olldash...

16:32

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI