Flash

Berisha: E vërteta e arrestimit të kryebashkiakut të Bulqizës

Lapsi.al 16 March 2023
Berisha: E vërteta e arrestimit të kryebashkiakut të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar pasditen e se arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla nuk ka të bëjë me abuzimet në tenderë. Sipas tij, Alla u prangos me urdhër të Ramës pasi refuzoi të hiqte dorë nga kandidimi për një tjetër mandat në zgjedhjet e 14 majit.

“Arrestuan mbrëmë për një tender 2 mln euro, narkomanin e Bulqizës? A e dini ju pse e arrestuan? E arrestuan se nuk pranoi të largohej, donte të kandidonte patjetër dhe ja mbanin dosjen. Por ja ku e keni kryebashkiakun e Fierit, i cili tokën bujqësore e shpall tokë truall për të vjedhur, për të ndarë para. Burgosen vartësit, nuk burgoset ai që është kryesori. Këta vjedhin, vjedhin të gjithë” – tha Berisha në një takim në Lushnje ku prezantoi kandidatin e opozitës për bashkinë e këtij qyteti.

Berisha bëri akuza të shumta ndaj kryeministrit Rama për abuzime me tenderat.

“Tendera sekrete, tendera sekrete miqtë e mi bëhen vetëm për ndonjë problem të shërbimit të fshehtë, ndonjë problem të Prokurorisë së Përgjithshme. 260 tendera sekrete ka bërë ajo që rri në krah të Edi Ramës, 260 vjedhje. Dhjetëra e dhjetëra prej tyre i fiton baxhanaku i Edi Ramës, i cili me ligj nuk duhet të marrë pjesë në tendera, se ka një ligj që e ndalon. Pra, a do vazhdojë ne në këtë mënyrë. Prandaj dhe Lushnja, Shqipëria bëhet jo tokë e bekuar, por tokë e mallkuar. Por duhet ti dalim zot, duhet t'i japim votën ndryshimit, duhet të bashkohemi” – tha Berisha.

Nuk i kurseu akuzat as për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Erion Veliaj ndërton shkolla në Tiranë, pasi u merr qytetarëve të Tiranës 42 mln euro taksë arsimi, në kundërshtim me Kushtetutën. Kushtetuta garanton arsimin falas, kurse ai nuk pyet për kushtetutën, u vë taksë familjeve dhe ndërton shkollën 6 mln euro, shkollën tjetër 4 mln euro, ndërkohë në të gjitha manualet e ndërtimit të BE-së dhe SHBA, ajo shkollë nuk kushton asnjë qindarkë më shumë se 700 mijë euro maksimumi. Këta janë lëshuar si një lukuni e papërmbajtur”, - tha Berisha.

Ai tha se ish-kreu i PD Lulzim Basha “u kap” nga Edi Rama përmes një dosjeje cila e rrezikonte Bashën me 6 vite burg. Berisha deklaroi se do të publikojë raportin mbi financimet në Partinë Demokratike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

"Babalja", Apeli cakton gjyqtaren tjetër

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka informuar se është caktuar anëtarja e re e trupit gjykues për gjyqin për Ervin Salianjin dhe Jetmir Olldash...

16:32

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI