Flash

"Babalja", Apeli cakton gjyqtaren tjetër

Lapsi.al 16 March 2023
"Babalja", Apeli cakton gjyqtaren tjetër

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka informuar se është caktuar anëtarja e re e trupit gjykues për gjyqin për Ervin Salianjin dhe Jetmir Olldashin. Na bazë të shortit elektronik, çështja i ra për gjykim gjyqtares relatorë, Elona Toro, e cila zë kështu vendin e Edlira Petrit.

Njoftimi:

Në vijim të komunikimit, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon si më poshtë:

Sot më datë 16.03.2023, çështja penale e lartpërmendur u shortua midis dy anëtarëve të trupit gjykues të përbërë prej gjyqtarëve Genti Shala dhe Elona Toro.

Në bazë të shortit elektronik, çështja i ra për gjykim gjyqtares relatore Elona Toro.

Në vazhdimësi, do njoftoheni për ecurinë e kësaj çështje.

Tiranë, 16.03.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Të këshilluara

Konispol/ Mbytet në liqen fëmija 4 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Shëndëlli të Konispolit, ku një fëmijë 4 vjeç ka humbur jetën. Policia bën me dije se sot rreth orës ...

14:38

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI