Flash

Andi Bushati: Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

U zhgënjye se Julia Roberts zgjodhi United e jo City, Red Devils fundosin goditjen: "Ja në Old Trafford"

Lapsi.al 15 March 2023
U zhgënjye se Julia Roberts zgjodhi United e jo City, Red Devils fundosin
Replika në distancë mes Pep Guardiola dhe Manchester United. Pas goleadës në Champions kundër Leipzig, trajneri i City bëri shaka dhe zbuloi adhurimin e tij për Julia Roberts. Spanjolli shprehu zhgënjimin e madh që ndjeu në vitin 2016 kur e pa aktoren të vizitonte Djajtë e Kuq. Një episod që United vendosi t'ia kujtojë menjëherë trajnerit duke postuar në Tëitter disa imazhe të yllit amerikan në Old Trafford. "Jam një dështak në Champions League. Edhe nëse do ta fitoja tre herë radhazi, do të isha humbës - deklaroi Guardiola në konferencën pas ndeshjes kundër Leipzig -. Kam tre legjenda absolute: Michael Jordan, Tiger Woods dhe Julia Roberts”. "Julia Roberts ishte në Mançester disa vite më parë. Jo në vitet '90, kur Sir Alex fitonte të gjithë titujt - shtoi ai -. Ajo erdhi në periudhën në të cilën ne ishim më mirë se United, por shkoi të shihte ndeshjen e tyre. Nuk erdhi ta na takonte". “Ja përse edhe nëse do të fitoja Champions League, nuk do të ishte e krahasueshme me faktin që Julia Roberts vizitoi Mançesterin, por nuk erdhi të na shihte - vazhdoi Pep me një buzëqeshje në buzë -. Nëse do të fitoja Champions nuk do të arrija ta kaloja këtë zhgënjim që pata". Lexo më tej: Video/ E hoqi Haaland për të mos thyer rekordin e Messi: Guardiola jep arsyen më brilante përse e bëri Deklarata që gjetën menjëherë terren pjellor te United. Të thirrur në cështje nga trajneri i City, në fakt, Djajtë e Kuq kanë shfrytëzuar menjëherë rastin. Ata kthyen në rrjetet sociale pamjet e vizitës së Julia Roberts. “Kthim në kohën kur Julia Roberts vizitoi Old Trafford”, teksti që shoqëron fotot e yllit të Hollywood.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI