Flash

Kanosi me armë një person pas konfliktit për pronën, arrestohet 80-vjeçari

Lapsi.al 14 March 2023
Kanosi me armë një person pas konfliktit për pronën,

Policia në Burrel ka vënë në pranga një 80-vjeçar, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Ibrahim Lika u vu në pranga, pasi kanosi me armë shtetasin K.K, për motive pronësie.

Lika, i cili ka qenë i arrestuar më parë për vrasje, mbante një armë zjarri, me të cilën ka kërcënuar shtetasin pas konfliktit.

Shërbimet e Policisë  gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, morën njoftim se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, shtetasi I.L., i dënuar më parë për vrasje , po konfliktohej për motive pronësie  dhe po kërcënonte me jetë shtetasin K.K. Gjithashtu Policia  mori informacion se shtetasi që e kërcënonte dyshohet se mbante armë zjarri.

Menjëherë shërbimet e Policisë  organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme  parandaluan përshkallëzimin e  mëtejshëm të konfliktit dhe vunë në pranga  shtetasin I.L., 80 vjeç, banues në Burrel ( i dënuar më parë për vrasje). Shërbimet e Policisë  gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje dhe kërcënonte me jetë shtetasin K.K”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Itali, shqiptari kapet me kokainë

Një 49-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët e Busto Arsizio, të cilit i gjetën të fshehura në një kasafortë në shtëpinë e tij 8 kg kokainë dhe 60 mijë eu...

09:24

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI