Flash

Flet Celibashi: Pse nuk regjistrova asnjë PD në zgjedhje

Lapsi.al 14 March 2023
Flet Celibashi: Pse nuk regjistrova asnjë PD në zgjedhje

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka folur sërish për vendimin që mori sot për mos regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhor. Celibashi theksoi se të drejtën për të paraqitur kërkesa në KQZ, ligjërisht e ka zoti Lulzim Basha.

“Ka vetëm një Parti Demokratike. Përpara KQZ-së, të drejtën për të paraqitur kërkesa, përfshirë dhe kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor e ka zoti Lulzim Basha.

Kjo bazohet në dokumente, i vetmi dokument është ai i lëshuar nga Regjistri i Partive Politike, tej këtij dokumenti çdo shprehje tjetër e ligjërimeve nuk është e ligjshme, duhet gjithmonë aspekti dokumentar i faktit.

Pala e interesuar në procesin e regjistrimit e përfaqësuar nga zoti Indrit Sefa, ka paraqitur vërtetimin e Gjykatës së Tiranës ku kryetar i PD është Basha dhe ka një autorizim nga Basha, për të kryer veprimet e nevojshme” – tha Celibashi në emisionin “Opinion”.

Celibashi ka theksuar dhe njëherë që PD zyrtare drejtohet nga Lulzim Basha. Ai ta se edhe në fletën e votimit krahas logos së PD do të shkruhet emri i Lulzim Bashës, pasi zyrtarisht është ende kryetar.

“Ja më thoni ju kush emër do shënohet? Kush mund të ishte emri tjetër që do të shënohej në fletën e votimit përbri Partisë Demokratike? - tha Celibashi.

Ai thekson se zbatuar ligjin për mosregjistrimin e PD së Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit dhe se nuk ka cënuar asnjë shtyllë të demokracisë në vendin tonë.

“Ajo çka prevalon para çdo parimi është zbatimi i ligjit. E ka zgjidhur ligji dhe e ka vendosur se çfarë është e drejtë e çfarë nuk është. Kam gjithë keqardhjen, por është e rëndësishme të zbatohet ligji. Nëse zbaton ligjin nuk dëmton pluralizmin dhe as shtyllat e demokracisë”, - tha Celibashi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI