Flash

Arrestimi i efektivit të RENEA/ Dyshime për lidhje me masakrën e Don Boskos

Lapsi.al 14 March 2023
Arrestimi i efektivit të RENEA/ Dyshime për lidhje me masakrën e

Personi që shikoni në foton më sipër është efektivi i RENEA-s, Altin Morina që u arrestuan ditën e sotme me një shumë të madhe parash në makinë. Ai ishte duke lëvizur me një automjet tip Audi dhe brenda saj sipas policisë u gjetën dhe sekuestruan 113 mijë euro, rreth 290 mijë lekë të rinj dhe 80 paund.

Në njoftimin e policisë thuhet se ai u ndalua nga forcat “Shqiponja” në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë “pas informacioneve të marra falë inteligjencës informative”. Por mediat raportojnë se ndërhyrja lidhet me masakrën e së dielës në zonën e Don Bosko ku një grua humbi jetën dhe 6 persona të tjerë u plagosën.

ABC raporton se Morina u kap në makinë me një nga personat e dyshuar të atentatit. Policia ende nuk e konfirmon zyrtarisht një gjë të tillë. Forcat e rendit thonë se 43-vjeçari, me detyrë Shef i Stërvitjes tek Reparti Special RENEA do të përballet me akuzat penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Efektivi nuk ka treguar burimin e të ardhurave deri në këtë fazë të hetimeve. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Atentati në Tiranë/ Fatjon Murati në arrati, larg hasmit dhe policisë

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI