Flash

Zgjedhjet e 14 majit/ KAS rrëzon ankesat e Berishës dhe Alibeajt, kthen dosjen te Celibashi

Lapsi.al 13 March 2023
Zgjedhjet e 14 majit/ KAS rrëzon ankesat e Berishës dhe Alibeajt,

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur të mos marrë në shqyrtim dy ankesat e grupimeve në Partinë Demokratike për t'u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kujtojmë që grupimi i Enkelejd Alibeajt ankimoi vendimin e KQZ-së, që kërkoi plotësimin e dokumentacionit, ku Lulzim Basha autorizonte Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet lokale të 2023-it. Sipas KAS, kërkesa e Alibeajt nuk është pranuar për shkak se KQZ-ja nuk ka marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje. Ky institucion ka marrë vetëm një vendim të ndermjetëm. Gjithashtu është rrëzuar edhe kërkesa e grupimit të Berishës. Ai kërkonte të njihet si kryetar i PD-së e për rrjedhojë të përdorë vulën dhe logon e kësaj partie zgjedhjet e 14 Majit. Sipas KAS-it kërkesa e tij nuk mund të pranohet për shkak se mungon legjitimiteti.

Në momentin që KAS nuk ka pranuar të shqyrtojë këtë cështje, vendimi është sërsh i Celibashit. Ai duhet të thërrasë një mbledhje publike, për të vendosur regjistrimin apo jo të PD, pa ose me firmën e Lulzim Bashës.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI