Flash

Zbulohen 6 vjedhje në Durrës, 2 persona në pranga

Lapsi.al 13 March 2023
Zbulohen 6 vjedhje në Durrës, 2 persona në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tendenca”, zbardhen 6 vjedhje të kryera në Durrës, gjatë këtij viti.

Kapet në flagrancë dhe arrestohet një 39-vjeçar, autor i dyshuar i 3 vjedhjeve me dhunë, ndërsa në pranga ra edhe një shtetas tjetër, pasi vodhi artikuj dhe pajisje, në 2 biznese dhe në një automjet.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i punës së mirëfilltë hetimore dhe operacionale, të kryer menjëherë pas denoncimeve të marra nga qytetarët, për raste të ndryshme vjedhjesh, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tendenca”. Në kuadër të këtij operacioni u zbardhën 6 raste vjedhjesh, 3 prej tyre me dhunë, të kryera në Durrës, gjatë vitit 2023, si dhe u arrestuan 2 autorët e dyshuar të tyre, konkretisht shtetasit:

N. B., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi nga veprimet procedurale të kryera, rezultoi se: më datë 12.03.2023, ka tentuar t’i vjedhë me dhunë, celularin, një shtetasi; më datë 09.03.2023, i ka vjedhur me dhunë, varësen e floririt, një shtetasi; më datë 08.03.2023, ka tentuar t’i vjedhë me dhunë, celularin, një shtetasi tjetër. B. B., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Vjedhja", pasi nga veprimet hetimore rezultoi se është autor i 3 vjedhjeve, konkretisht: më datë 05.02.2023, ka vjedhur kasetofonin e një automjeti; më datë 20.01.2023, ka vjedhur në një market, artikuj të ndryshëm ushqimorë; më datë 12.01.2023, ka vjedhur 2 pajisje (bateri) në një biznes." - njofton policia.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI