Flash

Vuçiç pas takimit me Lajçak: Formimi i Asosacionit është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve

Lapsi.al 13 March 2023
Vuçiç pas takimit me Lajçak: Formimi i Asosacionit

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka biseduar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, për propozimin evropian, formimin e Unionit të Komunave Serbe si dhe hapat e tjerë të nevojshëm që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Vuçiç me atë rast ritheksoi se formimi i ZSO-së është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe për sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave të popullit serb në Kosovë.

Në komunikatën për media pas takimit, e cila është dërguar nga Presidenca, thuhet se Vuçiç ka theksuar se Serbia po punon me përgjegjësi dhe është e përkushtuar për të negociuar me qëllim të arritjes së kompromisit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme të nevojshme për një jetë normale dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram ka thënë se ka pasur një bisedë të vështirë dhe kuptimplotë me Lajçakun dhe ka bërë të ditur se bisedimet për Kosovën me Lajçakun do të vazhdojnë edhe sonte por edhe nesër.

"Bisedë e vështirë dhe kuptimplotë me Miroslav Lajçak. Ne do të vazhdojmë sonte dhe nesër gjatë gjithë ditës bisedimet për Kosovën dhe të ardhmen evropiane të Serbisë. Rroftë Serbia!", ka shkruar presidenti i Serbisë.

Të këshilluara

Rihapet qarkullimi në Unazën Lindore

Rihapet qarkullimi në Unazën Lindore të kryeqytetit, pjesë e Unazës së Madhe. Pas bllokimit për 9 ditë për shkak të punimeve te Mbikalimi i Shkozës, tashmë lëvi...

16:28

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI