Flash

Video/ Milan pengohet në San Siro nga Salernitana: Dia i përgjigjet Giroud, vendi i dytë mbetet mirazh

Lapsi.al 13 March 2023
Video/ Milan pengohet në San Siro nga Salernitana: Dia i përgjigjet

Milani qëndron në zonën e Champions League por humbet një mundësi të madhe për t'u ngjitur në vendin e dytë. Në ndeshjen e prapambetur që mbylli javën e 26 të Serie A, skuadra e Piolit nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Salernitana. Kuqezinjtë mbeten pas Inter dhe Lazio në renditje. Në Meazza në pjesën e parë, Maignan shpëtoi rezultatin ndaj Dia dhe Giroud (46') zhbllokoi ndeshjen me zgjuarsi në shtesë. Gol që nuk mjaftoi për kuqezinjtë. Në të vërtetë, në pjesën e dytë, Dia (61') barazoi me një asist të përsosur të Bradaric. Në fund, Ochoa ndali cdo tentativë të Ibra & Co.

Lexo më tej: Video/ Rabiot fundos Samp: Juventus pëson dy gola në 100 sekonda, por rikthehet në ndjekje të Europës

Në San Siro, Salernitana ndaloi Milanin 1-1. Kuqezinjtë humbin sërish pikë pas disfatës së një jave më parë në Firence. Golit të Olivier Giroud në kohën shtesë të pjesës së parë iu përgjigj Boulaye Dia në pjesën e dytë. Me këtë rezultat, kuqezinjtë mbeten të katërtët në renditje (48 pikë), përpara Romës (47). Pioli megjithatë e sheh veten ende pas Lazio (49) dhe Inter (50), -20 nga Napoli kryesues. Salernitana e Paulo Sousa ngrihet në 26 pikë, +7 nga Verona e treta nga fundi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI