Flash

Video/ Humbi penalltinë, Vlahovic takohet me Stankovic në dhomat e zhveshjes: ja për çfarë folën

Lapsi.al 13 March 2023
Video/ Humbi penalltinë, Vlahovic takohet me Stankovic në dhomat e
Nuk gjeti ngushëllimin te Allegri, por në fundin e Juventus-Sampdoria, Vlahovic shkoi të fliste me Dejan Stankovic. Një mbrëmje e vështirë për sulmuesin serb pas gabimeve që bëri në ndeshje, përfshirë edhe penalltinë në shtyllë. Ishte një nga ato mbrëmje ku gjithçka shkoi keq për sulmuesin serb të Juventusit. Në çdo mënyrë ai u përpoq të shënonte por nuk ia doli kurrë. Për t'i bërë gjërat edhe më keq, shërbeu penalltia e goditur në shtyllë dhe super pritja e Turk, në goditjen me kokë të Vlahovic, që më pas u dërgua në rrjetë nga Soulè. Pas ndeshjes, ish-sulmuesi i Fiorentinës shkoi për të biseduar me teknikun serb të Sampdorias Stankovic. Ai e ngushëlloi Vlahovic, duke e përqafuar gjatë dhe duke i folur me zë të ulët. Sulmuesi dëgjonte dhe tundi me kokë fjalët e mentorit të tij. Biseda vazhdoi edhe më pas, me sulmuesin serb që shkoi në dhomat e zhveshjes të Sampdorias për të folur me Stankovic, pa frikën e kamerave dhe mikrofonëve. Eksperienca e ish-lojtarit të Interit i shërbeu lojtarit të Juventusit për të kërkuar qetësinë dhe forcën e duhur mendore për të përballuar këtë periudhë të vështirë.

SQARIMI I STANKOVIC

Një qëndrim shumë prindëror ai i trajnerit, i cili në fakt më vonë tha në mikrofonat e DAZN: “Dusan është një sulmues i madh. Është vetëm një moment jo. Folëm me njëri-tjetrin në dhomat e zhveshjes siç bën babai me djalin, sepse ai është në moshën e djalit tim të madh. Nuk duhet të dorëzohet, ai është një sulmues super dhe në këto vite karrierat fluturojnë. Ai duhet të mbajë veten në nivelin më të lartë, do të gjejë vazhdimësinë dhe do të zhbllokohet”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI