Flash

Van Basten kurorëzon Kvaratskhelia: “Nuk mund të jetë e vërtetë që bëri atë gol”

Lapsi.al 13 March 2023
Van Basten kurorëzon Kvaratskhelia: “Nuk mund të jetë e
Napoli dhe Kvaratskhelia vazhdojnë të fluturojnë lart. Të shtunën, skuadra e Spallettit mundi 2-0 Atalantën e Gasperinit në stadiumin Maradona. Një lojë e bllokuar derisa gjeorgjiani bëri magjinë që ndryshoi ndeshjen. Një gol nga shumëkush e kanë cilësuar për antologji, për kinoteka, për manualin e futbollit. Për "Mbretin" e Gjeorgjisë mbërrin edhe vlerësimi i të madhit Marco Van Basten. Lexo më tej: Napoli përgatit detajet e festës titull tre muaj përpara: atmosferë në të gjitha rrugët e prodhohet torta Osimhen Ish-sulmuesi i Milanit, Marco Van Basten, ishte një nga sulmuesit më të fortë të viteve nëntëdhjetë. Holandezi është fitues i Topit të Artë, kampion europian me Milan dhe Holandën e kampion bote me kuqezinjtë. Më pas dëmtimi i kaviljes që i dha fund karrierës së tij. Tashmë, Van Basten është komentator për televizionin holandez Ziggo Sport dhe e komentoi kështu golin e Kvaratskhelia në Napoli–Atalanta: “Shikoni këtë gol. Kundër tij ishin tetë lojtarë dhe mendo... si ka mundësi që ai shënoi".

KRAHASIMI ME AKSIONIN E MARADONËS

Në vazhdim të analizës së tij, Van Basten e krahasoi golin e Kvaras me aksionin e Maradonës në Argjentinë–Belgjikë në vitin 1986. Me ndryshimin se Diez nuk arriti të shënonte, ndryshe nga Kvaratskhelia. Gjeorgjiani i ka pushtuar me të vërtetë të gjithë, në çdo pjesë të botës: Kvaradona...
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Chiamarsi Bomber (@chiamarsibomber)

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI