Flash

U godit nga treni/ Humb jetën 15-vjeçari nga Kosova në Itali

Lapsi.al 13 March 2023
U godit nga treni/ Humb jetën 15-vjeçari nga Kosova në Itali

Rruga për në një qytet aty pranë, për t'u argëtuar me miqtë pati një fund tragjik për një të ri nga Kosova dhe mikun e tij në qytezën e Valtellina në Itali. Të dy 15-vjeçarë humbën jetën tragjikisht pasi u goditën nga një tren mbrëmjen e së dielës. Viktimat janë identifikuar si Meriton Ajeti i lindur në Kosovë dhe Manuel Gabriel Tejada Reyes me origjinë nga Argjentina.

Mediat italiane shkruajnë se fillimisht hetimet hodhën dyshime se shkak i tragjedisë të jetë bërë një garë e rrezikshme që bëjnë shpesh të rinjtë duke sfiduar njëri – tjetrin për të kaluar në anën tjetër të binarëve përpara mbërritjes së trenit. Në fakt, sipas të njëjtave burime nuk ka qenë kjo arsyeja. Nga provat e mbledhura deri tani, prokuroria ka hapur një dosje për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia ndaj personave të panjohur”.

Nën hetim janë vënë autoritetet e hekurudhës, zyrtarë të të cilës janë thirrur për të dëshmuar. Autopsia e trupave të viktimave pritet të bëhet të mërkurën. Thuhet se bashkë me ta ka qenë edhe një person i tretë për të cilin kanë nisur kërkimet.

Menjëherë pas përhapjes së lajmit tragjik, në vendngjarje kanë mbërritur familjarë dhe të afërm të djemve që humbën jetën. Hetuesit po verifikojnë edhe kamerat e sigurisë në zonë për të hedhur më shumë dritë mbi atë që ka ndodhur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI