Flash

Pritet të marrë mandatin e Luçiano Boçit, arrestohet deputeti i ardhshëm i PD: Në gjendje të dehur bëri aksident me makinë

Lapsi.al 13 March 2023
Pritet të marrë mandatin e Luçiano Boçit, arrestohet

Qani Xhafa, kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2021 është arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit së të shtunës, pasi është përfshirë në një aksident rrugor.

Burime për mediat bëjnë me dije se Xhafa në gjendje të dehur është përplasur me trafikndarset në rrugë.

Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan, ndërkohë menjëherë pas aksidentit ai u vu në prangat e policisë pasi rezultoi se po i jepte mjetit në gjendje të dehur.

Qani Xhafa kandidoi për PD-në në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 në qytetin e Elbasanit ku ishte i renditur i 8 në listë, pas Luçiano Boçit.

Gjithashtu, Xhafa do të bëhet deputet pasi Luçiano Boçi do të lërë mandatin për shkak se do të garojë për kryetar bashkie në Elbasan në zgjedhjet vendore të 14 majit./Panorama

Të këshilluara

Rihapet qarkullimi në Unazën Lindore

Rihapet qarkullimi në Unazën Lindore të kryeqytetit, pjesë e Unazës së Madhe. Pas bllokimit për 9 ditë për shkak të punimeve te Mbikalimi i Shkozës, tashmë lëvi...

16:28

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI