Flash

Prapaskena e Carlos Tevez: nga United te City e “thika pas shpine” ndaj Ferguson

Lapsi.al 13 March 2023
Prapaskena e Carlos Tevez: nga United te City e “thika pas shpine”

Carlos Tevez ishte një nga sulmuesit argjentinas që bëri më së miri në Europë. E kaluara e tij në Premier League dhe në Serie A është ende në kujtesën e tifozëve të skuadrave ku ai ka luajtur. Megjithatë, Apache ishte gjithashtu në qendër të një transferimi të diskutueshëm që nuk i pëlqeu askujt. Kalimi nga Manchester United te Manchester City është ende objekt diskutimi dhe sulmuesi ka zbuluar arsyet e kësaj zgjedhjeje.

Sezoni 2008-09 po i afrohej fundit dhe Carlos Tevez ishte në skadencë kontrate me United. Sheiku i Manchester City bëri një blitz të vërtetë për ta bindur argjentinasin. Siç tha sulmuesi për ESPN, sheiku bëri gjithçka për të marrë aprovimin e tij: "Ai më çoi mua dhe familjen time në Abu Dhabi me një avion privat. U takuam dhe rregulluam çdo detaj".

Lexo më tej: Rrëfimi i Rooney: “Ronaldo i bezdisshëm, Ferdinand arrogant, Tevez zhgënjimi më i madh i jetës”

E gjitha në kohën kur Djajtë e Kuq po përgatiteshin të përballeshin me Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve në Romë. “Kur ia thashë Ferguson ishte si një goditje me thikë pas shpine për të. Më herët më kishte thënë se do të kujdesej për rinovimin e kontratës time. Kur i thashë se po refuzoja dhe do të shkoja te City, ishte një goditje e madhe për të. Por unë kisha vuajtur sepse më kishte trajtuar keq atë sezon. Më erdhi keq sepse të luaja në Old Trafford ishte si të luaja në Bombonera për mua”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI