Flash

Partnerja e Jean Todt vlerësohet me çmimin Oscar, presidenti i FIA-s reagon: "Krenar për të"

Lapsi.al 13 March 2023
Partnerja e Jean Todt vlerësohet me çmimin Oscar, presidenti i FIA-s
Michelle Yeoh, prej 20 vjetësh e lidhur me presidentin e FIA-s dhe ish-drejtorin e Ferrarit, Jean Todt, është nderuar me çmimin Oscar. Yeoh u bë gruaja e parë aziatike në historinë e Academy Aëards që fiton statujën për aktoren më të mirë. E sigurisht që një arritje e tillë, nuk mund të mos jetë moment krenarie edhe për ekspertin e Formula 1. Lexo më tej: OSCARS 2023/ “Gjithçka, kudo, menjëherë” triumfon me 7 çmime Mes protagonisteve të mëdhenj të edicionit të 95-të të çmimeve Oscar ishte edhe Michelle Yeoh. Ajo ishte fituese e statujës për aktoren më të mirë për filmin "Everything, Everyëhere, All at Once". Yeoh, e cila u bë gruaja e parë aziatike që fitoi çmimin e lakmuar, është partnerja e Jean Todt, presidenti i FIA-s prej gati 20 vjetësh. Menaxheri francez ka dashur të festojë ngjarjen me një postim në rrjetet e tij sociale: "Moment i falenderimit të pastër dhe një lumturie të pamasë - ishin fjalët e tij -. Çfarë udhëtimi! Jam shumë krenar për Michelle, e cila mori çmimin Oscar Academy për aktoren më të mirë".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI