Flash

Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e kreut të PD të fshatit Ungrej

Lapsi.al 13 March 2023
Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën

Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në Lezhë. Sipas burimeve zyrtare, sasia e tritolit ka shpërthyer në banesën e Preng Pjetrit, kreu të PD-së në Ungrej, dega Lezhë. Nga shpërthimi me tritol ka vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet se kush janë autorët. Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe motiveve te saj.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 02:00, në fshatin Ungrej, në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç, ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/re.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI