Flash

Krizë ndarje mes Keita Balde e Simona Guatieri: në mes është akoma Wanda Nara

Lapsi.al 13 March 2023
Krizë ndarje mes Keita Balde e Simona Guatieri: në mes është

Zërat në lidhje me flirtin e supozuar të Keita Balde me Wanda Nara kanë lënë gjurmë. Mauro Icardi, në atë rast, i mbështetur nga Wanda, kishte sulmuar ashpër ish-shokun e skuadrës te Inter se i kishte dërguar mesazhe të shumta gruas së tij. Lojtari i Galatasaray e kishte quajtur gruan e Keita “brinare”. Simona Guatieri, pastaj, i ishte përgjigjur me fjalë të gjata për femrat e pastra dhe “lopët”. Me pak fjalë, një cirk i vogël në favor të vëmendjes mediatike. Në atë kohë u përfol gjithcka, madje u përfshinë edhe gazetarë.

Lexo më tej: Wanda ka tradhëtuar Icardi me ish-shokun e skuadres te Inter: sulmuesi i tregon pabesinë gruas së Keita Balde

Dyshja e krijuar nga Keita dhe Simona i kishte mohuar thashethemet dhe ishin shkëputur nga gjithçka. Por disa të dhëna dhe shenja të reja ngjallin frikën se më e keqja nuk ka kaluar ende. Përkundrazi. Guatieri dhe Keita kanë reshtur së ndjekuri njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Lojtari për më tepër festoi ditëlindjen e tij të 28-të. Asnjë urim nga partnerja e tij, e cila nuk mori pjesë në festë. Atmosferë ndarje? Simona Guatieri ndan vetëm foto të fëmijëve të saj. Nga burri i saj - në rrjetet sociale - nuk ka më asnjë gjurmë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI