Flash

KAS rrëzon kërkesat e Alibeajt dhe Berishës për regjistrimin në zgjedhje

Lapsi.al 13 March 2023
KAS rrëzon kërkesat e Alibeajt dhe Berishës për regjistrimin

omisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur të mos marrë në shqyrtim dy ankesat e grupimeve në Partinë Demokratike për tu regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Grupimi i Enkelejd Alibeajt kundërshtoi një vendim të ndërmjetës të KQZ-së që u njohu të drejtën të përdorin logon dhe vulën, por kërkoi që një deklaratë ku shprehej vullneti për zgjedhje të lira dhe të ndershme të firmoset nga Lulzim Basha.

Sipas grupimit të Bashës, letra është firmosur nga i autorizuari Enkelejd Alibeaj por që nuk u pranua nga Ilirjan Celibashi.

Sipas KAS, kërkesa e Alibeajt nuk është pranuar për shkak se KQZ-ja nuk ka marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje, por ka vetëm një vendim të ndermjetëm.

Në të njëjtën kohë është rrëzuar edhe kërkesa e grupimit të Berishës që kërkonte të njihet ish kryeministri si kryetar i PD-së e për rrjedhojë të përdorë vulën dhe logon e kësaj partie.

Sipas KAS-it kërkesa e tij nuk mund të pranohet për shkak se mungon legjitimiteti.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI