Flash

Inter, kundër Porto e Juventus luhet sezoni dhe... 20 milionë euro

Lapsi.al 13 March 2023
Inter, kundër Porto e Juventus luhet sezoni dhe... 20 milionë euro

Inter i Simone Inzaghi fluturon drejt Portos në udhëkryqin e parë të madh të sezonit. Pas humbjes në Spezia, që konfirmoi problemet e zikaltërve jashtë shtëpisë këtë sezon, aksesi në çerekfinalet e Champions League bëhet edhe më shumë një detyrim teknik dhe ekonomik. Me një vend të katërt për t'u mbrojtur në kampionat dhe me ndeshjen kundër Juventus në horizont, hyrja në tetë më të mirët e Europës sjell me vete një çek prej 20 milionë eurosh. Pikërisht atë që presidenti Zhang e ka vënë si objektiv, edhe për të kuptuar se si duhet të shihet e ardhmja e trajnerit piacentin.

Numri një i zikaltërve do ta ndjekë skuadrën në Portugali. Shenjë e afërsisë me ekipin, por edhe e rëndësisë së sfidës së Do Dragao ndaj armikut-mikut Sergio Conceiçao. Fillon me një 1-0 në San Siro, me frikën e tifozëve për pasiguritë që jep Inter jashtë fushës së tij.

Porto dhe Juventus brenda pak ditësh, por me pamundësinë për të bërë llogari. Nga pikëpamja e formacionit, Inzaghi mund të besojë sërish te Skriniar, të paktën për pankinën në Portugali. Mbrojtësi mund të ketë një fanellë titullari kundër bardhezinjve. Por në aspektin e personalitetit zikaltrit janë të detyruar të bëjnë një ndryshim. Kalimi në çerekfinalet e Champions, për Presidentin Zhang, është një objektiv shumë flagrant, në këtë pikë, për tu humbur.

Në fakt, kalimi i turit do të nënkuptonte grumbullimin e të paktën 20 milionë eurove të tjera për Interin. Pa menduar një arkëtim rekord në sfidën e brendshme në San Siro pavarësisht kundërshtarit të mëtejshëm. Të ardhura komode për një buxhet që duhet rregulluar.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI