Flash

Video/ Tirana di të shënojë, por ka pak sulmues. Hasani i merr fronin Xhixhës: "Më vjen keq, por nuk ndalem"

Lapsi.al 12 March 2023
Video/ Tirana di të shënojë, por ka pak sulmues. Hasani i merr

Dygolëshi kundër Laçit e ka ngjitur Florent Hasanin në krye të listës së golashënuesve të Superiores. Sulmuesi i Tiranës barazon kështu një tjetër bardheblu që mbante kryesimin deri kur u largua drejt Qarabag. Hasani është tashmë në kuotën e 11 golave, duke e konfirmuar veten si kandidati kryesor për “Këpucën e Artë”: “Goli më kishte munguar se kam një muaj pa shënuar. Por grinta dhe festimi i zjarrtë ishte më shumë për ekipin që shënova dhe po riktheheshim te fitorja se na duhej për vetëbesim - tha Hasani.

Lexo më tej: “Po nuk firmose, nuk e sheh më fushën”: Tirana i jep ultimatum Jocelin Behiratche, Shehi mbetet pa lojtarë

Barazimi i Xhixhës në renditje nuk është mjaftueshëm për numrin 9 të Tiranës. Hasani kërkon të vazhdojë të shënojë për të ndihmuar ekipin, ndërsa tregon një prapaskenë: "Xhixha më uroi për dy gola. Më vjen keq që e barazova por shpresoj të vazhdoj të shënoj edhe më shumë. Faleminderit Xhixhës e gjithë bashkëlojtarëve", tha sulmuesi pas fitores 3-2 me Laçin.

[video width="776" height="440" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/hasani-2.mp4"][/video]

Tirana e Shehit tregon se kur vjen puna te goli di si të veprojë. 37 të shënuar e 22 të pësuar, sulmi e mbrojtja më e mirë e kampionatit. Shifrat janë ato të duhurat, numrat jo, sepse Tirana ka vetëm Hasanin dhe dy të rinj si Gjumsi e Nikqi. Tani me dëmtimin e Patrick gjërat janë bërë vërtetë të vështira: "Na vjen keq për Patrik pasi çdo mungesë është minus për ne. Kemi të tjerë të gatshëm që ta zëvendësojmë, por është mungesë e madhe. Urojmë të shërohet sa më shpejt e ne do të vazhdojmë rrugën”, tha Hasani.

[video width="776" height="440" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/hasani-1-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI