Flash

Video/ Al Nassr humbet sfidën titull, tifozët thërrasin emrin e Messit: CR7 çmendet dhe reagon

Lapsi.al 12 March 2023
Video/ Al Nassr humbet sfidën titull, tifozët thërrasin emrin e
Në sfidën e kampionatit, Al Ittihad mundi Al Nassr të Cristiano Ronaldos 1-0, duke e kaluar në renditje. Gjatë gjithë ndeshjes, stadiumi ngriti kore për Messin, për ta nervozuar asin portugez. Mision i suksesshëm, sepse CR7 humbi durimin dhe videot që qarkullojnë në rrjetet sociale janë mjaft emblematike. Lexo më tej: Video/ Cristiano Ronaldo ‘on fire’: tjetër trigolësh e numra impresionues me Al Nassr Ndeshja e dytë pa shënuar dhe rivalët e përjetshëm të Al Ittihad që ngjiten në vendin e parë. Nuk mund të kishte një fundjavë më të keqe për 5-herë fituesin e Topit të Artë. Rrjetet sociale kanë bërë pjesën e tyre. Al Ittihad madje postoi një video, ku portugezi ndalohet nga mbrojtësi kundërshtar me diçiturën: “Ku është Ronaldo?”. Përveç faktit se në grupe të ndryshme po qarkullojnë video me gjestet e tij të zemëruara dhe nervoze gjatë ndeshjes. Në llogarinë e tij, CR7 nuk ra në provokime dhe postoi: “Të pakënaqur me rezultatin. Por duhet të qëndrojmë të fokusuar në sezonin tonë dhe ndeshjet që do të vijnë. Faleminderit të gjithë tifozëve të Al Nassr për mbështetjen. Ne e dimë se mund të mbështetemi gjithmonë tek ju!” Megjithatë, videot i lënë pak vend imagjinatës. E duket qartë se dualizmi me Messin ende i dhemb Cristiano Ronaldos.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI