Flash

TAR i kthen tifozët Eintracht për transfertën në 'Maradona', Napoli: "Shumë të preokupuar"

Lapsi.al 12 March 2023
TAR i kthen tifozët Eintracht për transfertën në

TAR pranoi kërkesën paraprake të Eintracht Frankfurt. Kështu, pezullohet ndalimi i shitjes së biletave për tifozët në Gjermani. Mbështetësit e klubit gjerman, do të mund të jenë në Napoli për ndeshjen e kthimit të 1/8 të Ligës së Kampionëve. TAR, "pranon kërkesën paraprake dhe, si rezultat, pezullon masat, në lidhje me ndeshjen e planifikuar për në 15 mars 2023 midis Napolit dhe Eintracht Franfurt". Shteti italian urdhëroi ndalimi për shitjen e biletave për rezidentët në Gjermani, për të gjithë sektorët e stadiumit. Por tani situata ndryshon dhe tifozët e Frankfirt do të jenë në 'Maradona'. Reagimi i Napolit është ai që pritej: “Jemi thellësisht të shqetësuar për mundësinë reale të trazirave”.

Sipas Gjykatës Administrative Rajonale të Kampanias, në ndalimin e shitjes së biletave të lëshuara nga prefektura e Napolit, "rreziku për sigurinë publike mbetet i parashikuar vetëm në mënyrë gjenerike". Masa e miratuar konsiderohet "jo proporcionale" sepse ekziston "mundësia e frenimit të rrezikut me masa alternative dhe më pak invazive”. Në thelb, sipas Gjykatës, "një ndalim i përgjithësuar vendoset për të gjithë shtetasit gjermanë (më shumë se tetëdhjetë milionë njerëz). Pa marrë parasysh mundësinë e përqendrimit të urdhrit në burime më të menjëhershme dhe të identifikuara të rrezikut".

Gjykata Administrative Rajonale e Campania-s nënvizon gjithashtu se elementët në themel të mohimit nuk ishin të motivuar në mënyrë adekuate. Incidentet që ndodhën gjatë ndeshjes së parë u "identifikuan dhe u bllokuan menjëherë me ndërhyrjen në kohë të policisë dhe identifikimin e përgjegjësve". Është "krejtësisht e parëndësishme cështja e tifozëve të Atalantës, e pranishme në Frankfurt dhe e binjakëzuar me skuadrën gjermane dhe për të cilën ka frikë se mund të ndërhyjë edhe në Napoli”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI