Flash

"Spiunia" ruse kërkon azil në Shqipëri: Në vendin tim më rrezikohet jeta

Lapsi.al 12 March 2023
"Spiunia" ruse kërkon azil në Shqipëri: Në vendin

Pas 7 muajsh në paraburgim për çështje spiunazhi në Shqipëri, Svetlana Timofeeva kërkon ndihmë shqiptare për azil politik, me arsyetimin se nëse esktradohet në Rusi, atje do t’i rrezikohet jeta nga persekutimi. Përmes një letre të gjatë të firmosur nga avokati Isuf Shehu, 34-vjeçarja që konsiderohet si spiune nga prokuroria e Elbasanit, shpjegon se gjatë vitit 2018 ka dalë haptazi kundër Putinit dhe për këtë shkak drejtësia ruse e kërkon për akuzën e marrjes së paligjshme të informacionit.

“Federata Ruse ka paraqitur kërkesën për ekstradim për një vepër me karakter politik, pra kërkohem për qëllime politike”, shkruan më tej Timofeeva, në kërkesën për azil të dorëzuar drejtorisë së përgjithshme të zhvillimit për migracionin dhe azilin si dhe policisë së kufirit në Tiranë.

Duke kujtuar konventën evropiane, si argument tjetër të persekutimit, Timofeeva shton bindjet e ish-bashkëshortit, që e konsideron një përkrahës të Putinit. Bindjet politike, nënvizon 34-vjeçarja e arrestuar në Shqipëri, së bashku me Mikhail Zorin dhe Fedir Aplatov, ishin shkaku kryesor i divorcit.

Duke e barazuar misionin e medias me atë të blogerimit, e dyshuara si spiune në Shqipëri, kujton dënimin në 6 korrik 2020 të gazetares Svetlana Prokopyevën, e cila mbas një transmetimi ku kritikoi në radio klimën represive në Rusi, u dënua nga një gjykatë ushtarake. Timofeeva parashikon se edhe ajo do t’i nënshtrohet trajtimit çnjerëzor dhe torturues, në rast se ekstradohet.

Timofeva, Zorin dhe Alatov po përballen me gjykatat shqiptare për dyshimet e spiunazhit. Ata u kapën në flagrancë në uzinën ushtarake të Çekinit në Gramsh duke fotografuar. Ndërsa në sendet personale të tyre u gjetën mjaft matëriale të tjera të disa pikave të rëndësishme që njihen si infrastrukturë kritike. /Marrë nga TCH

LEXO EDHE: ‘E mbyllur në kafaz’: Letrat nga qelia të blogeres ruse të akuzuar për spiunazh

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI