Flash

Skandali i korrupsionit të arbitrave: Real Madrid bën lëvizjen për të fundosur Barcelonën

Lapsi.al 12 March 2023
Skandali i korrupsionit të arbitrave: Real Madrid bën lëvizjen
Real Madrid ka njoftuar se do të kërkojë të marrë pjesë si "palë e dëmtuar" në hetimin e prokurorisë publike të Barcelonës. Institucioni i drejtësisë ka nisur kundër Barcelonës dhe ish-presidentëve të saj hetimin për korrupsion, regjistrime të rreme të kontabilitetit dhe krime të tjera. Gjithcka nisi nga zbulimi i pagesave milionere që blaugranat i kishin bërë ish-zëvendëspresidentit të komitetit spanjoll të arbitrimit, Jose Maria Enriquez Negreira, përmes një kompanie që ai zotëron. “Real Madrid shpreh shqetësim të thellë për seriozitetin e çështjes dhe rikonfirmon besimin e tij të plotë në veprimin e gjyqësorit. Kemi rënë dakord që, në mbrojtje të interesave tona legjitime, do të paraqitet para gjykatës si palë e dëmtuar”, thuhet në një shënim të lëshuar nga klubi madrilen. Lexo më tej: Skandali i arbitrave, Barcelona fundoset nga një frazë e zbuluar e Negreira: “Mund t’ju ndihmoj me VAR” Sipas prokurorëve spanjollë, klubi katalanas mes viteve 1994 dhe 2018 i ka paguar më shumë se 7.3 milionë euro Enriquez Negreira. Ish-arbitri dhe ish-zëvendëspresidenti i komitetit të arbitrave të federatës spanjolle të futbollit paguhej për informacione për arbitrat. Dy nga ish-presidentët e klubit, Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell, si dhe Enriquez Negreira, janë gjithashtu të akuzuar për korrupsion. Si Barça ashtu edhe Negreira kanë mohuar cdo parregullsi. Në nivel sportiv, Barcelona nuk është në rrezik të menjëhershëm. Kjo sepse çdo shkelje ka skaduar sipas rregulloreve të futbollit spanjoll, evropian dhe botëror. E këtë e ka deklaruar vazhdimisht presidenti i La Ligës, Javier Tebas. Megjithatë, në nivelin penal, personat fizikë rrezikojnë deri në katër vjet burg, ndërsa sanksionet ndaj klubit mund të çojnë edhe në shpërbërjen e tij.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI