Flash

Raportuesja për Kosovën në KiE: Shpresoj një marrëveshje Kurti – Vuçiç në Ohër

Lapsi.al 12 March 2023
Raportuesja për Kosovën në KiE: Shpresoj një
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon thotë se shpreson që në takimin e ardhshëm në Ohër, Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë marrëveshjen për Planin Evropian. Eurodeputetja gjermane ka theksuar në një postim në Tëitter se ky do të jetë një hap i madh drejt BE-së për të dy shtetet. “Shpresoj shumë që do të shohim të dyja nënshkrimet nën marrëveshje në fund të javës së ardhshme në Ohër. Do të jetë një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet”, - shkroi raportuesja Von Cramon. Ajo ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos e humbin rastin në Ohër, duke thënë se marrëveshja do të përshpejtojë integrimin euroatlantik dhe do të ofrojë një mundësi historike në rrugën e plotë drejt normalizimit dhe njohjes reciproke, duke thënë se pajtohet me këtë vlerësim. Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde i ka ofruar mbështetje të plotë emisarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi. Ai shkroi në Twitter se “një marrëveshje është e arritshme” dhe se “Kosova do të fitojë shumë”. Ai tha se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin “tani”. “Një marrëveshje është e arritshme. Kosova do të fitojë shumë. Kosova duhet ta zbatojë detyrimin e saj të kahershëm dhe ta sjellë Asociacionin tani”, shkroi Rohde. Ambasadori gjerman dërgoi mesazhin e tij për Kosovën dhe Serbinë para takimit të rëndësishëm në Ohër. “Apeli im për Kosovën (dhe Serbinë) për bisedimet e ardhshme në Ohër: "Mos e humbni autobusin". Një marrëveshje do ta përshpejtojë integrimin euroatlantik të Kosovës dhe është një shans historik në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke”, theksoi ambasadori i Gjermanisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 18 mars në Ohër, pas takimit të 27 shkurtit në Bruksel ku u dakorduan për Planin Evropian, por nuk e nënshkruan atë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI