Flash

Dita e Verës/ Bllokohen për 2 ditë rrugët e qendrës së Tiranës

Lapsi.al 12 March 2023
Dita e Verës/ Bllokohen për 2 ditë rrugët e qendrës

Edhe Tirana do të festojë Ditën e Verës. Bashkia thotë se ka organizuar një sërë aktivitetesh, të cilat sipas saj do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate. Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve, Bashkia njofton se do të bllokohen një sërë aksesh rrugore.

Më konkretisht:

1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës së Verës në datë 13 Mars 2023 nga ora 07:00 deri në datë 14 Mars 2023 orën 18:00, në "Nënë Tereza".

2. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës së Verës në datë 14 Mars 2023 nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në segmentet e mëposhtme:

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish Hotel Dajti"

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga ura e ish Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën "Ismail Qemali".

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali" deri në kryqëzimin me rrugën "Gjergj Filipi"

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga kryqëzimi me rrugën "Gjergj Filipi" dhe gjithë sheshi "Nënë Tereza"

Segmenti i rrugës "Myslym Shyri” nga kryqëzim i Gjykatës së Lartë me dalje në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

Rruga "Ibrahim Rugova" nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali" deri në kryqëzimin me Bulevardi "Bajram Curri ".

3. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të Ditës së Verës në datë 13 Mars 2023 nga ora 12:00 deri në datën 14 Mars 2023 në orën 23:00, në rrugën “Ibrahim Rugova".

4. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

- Në rrugët "Lek Dukagjini", rruga "Ibrahim Rugova", rruga "Abdyl "Papa Gjon Pali II", në Bulevardin "Zhan D' Ark dhe Bulevardin "Bajram Curri".

Për segmentin e rrugës "Myslym Shyri" nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Në kryqëzimin e rrugës "Myslym Shyri" me rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit" drejtim i detyruar djathtas.

5. Itenerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

- Të gjitha linjat që kalojnë në rrugën "Abdi Toptani" të devijojnë në rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit" me drejtim bulevardin "Bajram Curri.

-Linja "Tirana e Re” do të devijojë tek sheshi "Willson" dhe tek Bulevardi "Zogu I”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI