Flash

Babai i të plagosurit: Djali po pinte kafe, mori 2 plumba

Lapsi.al 12 March 2023
Babai i të plagosurit: Djali po pinte kafe, mori 2 plumba

Babai i Emanuel Salës, njërit prej të plagosurve mbrëmjen e sotme në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit ka treguar detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Në një intervistë për Euronews Albania, i moshuari tha se i biri ka qenë duke pirë kafe në momentin që ka ndodhur ngjarja ndërsa tha se ka marrë dy plumba, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Kam djalin të plagosur. Manuel e quajnë. Më mirë është. I ka shpëtuar jeta. Nuk ka pasur lidhje fare. Ka qenë në lokal duke pirë kafe. Kanë qëlluar me armë dhe ka marrë 2 plumba. Nuk kanë parë fare. E kisha shtëpinë e afër, 50 metra. Nuk dëgjova të shtëna. Na njoftuan njerëzit. Mjeku më tha që i ka shpëtuar jeta. Tani ka dalë nga salla” – tha babai i të plagosurit.

Nga ngjarja mbeti banakierja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit. Nga plumbat janë plagosur edhe Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Ermir Bejçuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç. Po ashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare e cila rezulton të jetë mbesa e viktimës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI