Flash

Atentati në lokalin e Fatjon Muratit, policia e kërkoi për vrasjen e Brilant Martinajt

Lapsi.al 12 March 2023
Atentati në lokalin e Fatjon Muratit, policia e kërkoi për

Pronari i lokalit ku ndodhi atentati me breshëri armësh në Don Bosko quhet Fatjon Murati, një person i shpallur në kërkim nga policia për një sasi armësh të gjetura në Tiranë. Vitin e kaluar gjatë muajit tetor ai është arrestuar ndërsa lëvizte  në një automjet me Indrit Doklen dhe Gentian Reçin.

Më herët, Fatjon Murati ishte thirrur nga Prokuroria e Kurbinit për t'u marrë në pyetje në lidhje me atentatin në Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Mes emrave të tjerë që organi i akuzës kërkoi të pyeten ishin Gentian Reçi, djali i ish-policit të vrarë Xhelal Reçi, numri dy i bandës së Durrësit Endrit Dokle, në lidhje krushqie me ish-policin e vrarë, dhe nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, Ramazan Rraja.

Gjithashtu, organi i akuzës kërkoi marrjen në pyetje në lidhje me atentatin me tre viktima dhe të shtetasve Alesio Dobrozi, Rohan Brahimi dhe Fatjon Murati. Grupi hetimor mblodhi prova të shumta në vendngjarje, dy aparate celularë pjesërisht të djegur dhe më shumë se 60 orë filmime të kamerave të sigurisë.

Ende nuk dihet nëse atentati i sotëm ka lidhje me përplasjen mes bandave për hakmarrje. Në lokal mbeti e vdekur banakierja 60-vjeçare Mimoz Paja dhe u plagosën 5 të tjerë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI